KUR FEMRA SHPALOS ZEMRËN

Kur femra të do
me gjithë shpirt,
jeta të bëhet
gjelbërim më fletë,
pranvera të bëhet
katër stinë në vit,
dimri të bëhet
korrik në dyshek.

Kur femra të ka
shpalosur zemrën,
gjaku në damarë
të vrapon si era,
truri drejton
mendimet shtrembër,
goja të kullon
mjaltë luleshqerrash.

Kur femra të do
me shpirt të vërtetë,
nuk ka shkëmb
që të del përpara,
nuk ka largësi
në tokë, qiell e det,
nuk ka në botë
shtigje të pa çara.

Kur femra të shpalos
të gjithë dashurinë,
ke brenda mureve
të gjitha kushtet,
gatimet i ke
të gjitha në kuzhinë,
fëmijët të mbijnë
përqark si lulet.

Kur femra të ka dhuruar
trupin përjetë,
të ka falur përjetësisht
të gjitha puthjet,
në shtëpi të ka
kurorëzuar mbret
dhe zoti të ka plotësuar
të gjitha lutjet...

Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145