NËSE POEZIA NUK BËN EFEKT...

 
 
Nëse xhepat i kam, pa dinjitetin e shkrimtarit,
që bëjnë t’u bishtnoj kafeneve moderne në qytet,
metaforat m’u bëfshin tufë nga seria e dollarit,
t’i ndaj me kolegët e mi, varfanjakët poetë!...
 
Nëse në e pistën e zbrazur të frigoriferit tim,
janë ulur të pushojnë vetëm tre presh,
librat e mi u bëfshin portofola, humbur në udhëtim,
për qeveritarët që marrin avionët e qejfit shpesh!...
 
Nëse mbërthehem, si në karrigen e maternitetit, 
për të lindur vargun, nga mitra e oksipitalit,
vargjet m’u bëfshin pranga, në vettingun e shtetit,
për duart e korruptuara, që varfërojnë shqiptarin!...
 
Nëse mbjellja e mendjeve, me mirësi, nga poezitë,
mbjellësve të hashashit, s’u bën efektin e mundur, 
krijimet e mia t’u bëhen, overdozë verbimi te sytë,
të mos dalin t’u shesin nxënësve qeskat me pluhur.  
 
Nëse arti poetik, nuk zbut dot gjuhën e deputetit,
e cila është e denjë, vetëm për stallat me derra,
shprehjet poetike, t’u bëhen rrugës së parlamentit,
shkëmbinj të mprehtë, shkurre, gjarpërinj e ferra!...
 
 

Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145