MOHIMI I FEMRËS

Miku im ka një grua që s’bie era femër.
Grua të asaj natyre mos e pastë askush.
Femrës i kanë lezet shpërthimet e zemrës,
nazet, lotët, tekat dhe epshet si prush.

Kurse gruaja e tij është një copë akull,
ajsberg që noton në ujëra të ngrira.
Mohon femrën, sillet si mashkull,
duke lënë pa kujdes dhe pushin te fytyra.

"Shkuam në një dasmë, - tha miku im, qyqari,
gruas sime s’i qeshi buza gjithë kohës.
Mbante autoritetin fals, zakonisht si gjyqtari,
sikur dasma ishte kampi i kriminelëve të botës. 


Ndryshe prej saj pashë aty gruan lozonjare,
që i bëri të gjithë dasmorët t’u ngjiten sytë,
kërcente si zog dhe çelte lule hareje në faqe. 
Pra, femra diellore, që i sjell tokës vetëm ditë.   

Ajo grua pohoi aty tiparet natyrore denjësisht,
duke bërë të ndjehem mjeran gjer në lëkurë,
të kuptoj dyzimin gjinor, që kam në çift,
si një burrë fatkeq, i martuar me burrë."

 


Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145